Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka dalë h umbës në lagjen e tij në lidhje me referendumin që u mbajt sot për shkarkimin e tij.
Këtë e ka bërë me dije ish-kryeministri Sali Berisha që u konfirmua dhe nga Albana Vokshi, e cila po jepte rezultatet e referendumit.
Për këtë ka ndërhyrë Berisha duke thënë se është përsëritur historia për fatin e Ramiz Alisë.
Berisha: Fatin e Ramiz Alisë. Historia përsëritet. Në vitin 1991, kjo lagje, ndër më demokratiket e kësaj toke i rezervoi diktatorit të fundit komunist disfatën turpëruese. Pas 30 vitesh, po kjo lagje i rezervon Lulzim Bravës ose peng Bashës të njëjtin fat me një dallim. Diktator nuk kishte lindur në atë lagje, kurse Lulzim Brava ka lindur aty. Mirënjohje për votën e tyre. Do jua njohim meritat.