De batet në Big Brother Vip nuk kanë të ndalur. Prej më shumë se dy muajsh ka nisur BBV dhe persona të famshëm nga showbizi shqiptar janë bërë pjesë. Por, nuk ndan të njëjtin mendim edhe Iliri.
Ky i fundit mbrëmjen e sotme ka thënë se disa nga banorët nuk janë VIP-a.
Pjesë nga debati:
Iliri: E kam pasur për shumë që janë këtu brenda, e kam për disa që janë këtu.
Donald: Kush janë?
Iliri: Duhet të të jap llogari ty?
Donald: Jo thuaja publikut.
Iliri: E di unë si ia them publikut. Kanë qenë disa që nuk janë, këtu janë Einxheli, Sara, Antonela deri në njëfarë pike.
Antonela: A i ndërrove fjalët brenda 5 minutash? Çdo herë që thuhet se nuk e meritoj vendin këtu.
Iliri: Nuk mendoj se je nga ato bloger që meriton të jesh këtu për karakterin që ke.
Sara: Pse çfarë duhet të bëjë?
Iliri: Tjera ke thënë në dhomën e rrëfimit, të tjera thua këtu.
Antonela: Unë mendoj që je tipik njeri falso sepse ditën e parë ke dalë para të gjithëve duke i thënë turp të vijë që e paragjykoni. Këto mi thua sot javën e katërt.
Iliri: Për mua kot që je këtu. Është mendimi im. Duhet të kishte më shumë artistë.
Einxhel: Balerin je, nuk je kritik arti.