Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike, i thirrur nga Sali Berisha, ka shkarkuar me 4446 vota pro kryedemokratin Lulzim Basha.
Pjesëmarrës në votim kanë qenë 4934 delegatë, nga të cilët 36 kanë votuar kundër shkarkimit të Bashës, ndërsa 9 të tjerë e kanë nxjerrë fletën të pavlefshme.
Rezultatet e votimit:
Delegatë prezentë në momentin e çeljes së votimit 4934
Pjesëmarrës në votim 4491
Pro shkarkimit 4446
Kundër 36
Fletë të pavlefshme 9