Në Kuvendin e PD të thirrur sot nga ish-kryeministri Sali Berisha, me pjesëmarrje masive, kryetari i Komisionit Belind Këlliçi deklaroi se anëtarët me votim të fshehtë kanë votuar pro shkarkimit të kryetarit të PD, Lulzim Basha për thyerje të rënda të statutit.
“Në mbështetje të nenin 43, gërma C të statutit të PD, me propozimin e një grupi prej 7 deputetësh të PD dhe 15% të delegatëve, Kuvendi Kombëtar vendosi, të votojë me votim të fshehtë për shkarkimin e kryetarit Lulzim Basha, për thyerje të rënda të statutit…”, tha ndër të tjera Këlliçi.
Ndër të tjera Kuvendi i Berishës la anuluar Kuvendin e thirrur nga Basha më 18 dhjetor e gjithashtu ka miratuar shkarkimin e Gazment Bardhit si Sekretar i Përgjithshëm, si edhe tre nënkryetarët, Grida Duma; Jorida Tabaku dhe Enkelejd Alibeaj, për arsye se nuk ishin zgjedhur sipas statutit të partisë.