Gruaja e Boris Johnson, Carrie, ka sjellë sot në jetë fëmijën e shtatë të kryeministrit britanik.
Çifti shkoi në një spital në Londër rreth orës 7:40 të mëngjesit të sotëm, rreth dy orë pasi oficerët e policisë shkuan për të siguruar vendin përpara mbërritjes së Carrie. Johnson, 33 vjeçe, mbante një maskë teksa i shoqi e ndiqte nga pas duke mbajtur një valixhe. Ajo solli në jetë një vajzë.
“Kryeministri dhe zonja Johnson janë të lumtur të njoftojnë lindjen e një vajze të shëndetshme në një spital në Londër sot. Edhe nëna edhe vajza janë shumë mirë. Çifti dëshiron të falënderojë ekipin e shkëlqyer të maternitetit të NHS për të gjithë kujdesin dhe mbështetjen e tyre”, tha në një deklaratë një zëdhënëse e çiftit.
Johnson ka me Carrie edhe një djalë, i cili lindi në të njëjtën në të njëjtin maternitet në prill 2020./noa.al