Loading...

Fatmira Hajdari shfaqet krah Sali Berishës, homazhe në shtatoren e Azem Hajdarit

Fatmira Hajdari, bashkëshortja e ish-liderit të demokracisë, Azem Hajdarit ka zgjedhur ti bashkohet organizimit të ish-kryeministrit Sali Berisha në Qytetin Studenti.

Gjatë këtij aktiviteti Fatmira Hajdari shoqërohej nga djali i saj i vogël.

Në fotot e publikuara shihet momenti kur Fatmira Hajdari dhe djali i saj takohen me ish-kryeministrin Sali Berisha, pranë sheshit ‘Liria’, aty ku ndodhet edhe busti i Azem Hajdarit.

Gjatë fjalimit të tij Berisha tha se:

Djali zemërluan Azem Hajdari, ndau historinë, epokat, shkallmoi dyert e mbyllura të lirisë për Shqipërinë dhe shqiptarët. Ata që nisinë këtë revolucion, Azem Hajdari që i pritu atij me guxim të jashtëzakonshëm firmosën një nga faqet më të ndritura të lirisë së kombit. Lëvizja Studentore e Dhjetorit ’90.

Bet ejat e Dhjetorit ishin të pabarabarta. Në një anë studentët, të a rmatosur vetëm me guximin e tyre, vizionin dhe idealet dhe në anën tjetër ta nket dhe terrori i pol icisë sekrete shqiptare. Këtu nisi bet eja që më pas do të shndërrohej në një uragan dhe që më pas do të ngrinte strukturat e PD-së.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com