Me shumë hi dherim përcjellim sot për në banesën e fundit, Kolonel Fejzi Memën, nga Tërbaçi.
Fejziu lindi në Kotë në vitin 1947. Me rezultate të larta përfundoi shkollën e mesme ushtarake “Skënderbej”, po ashtu edhe shkollën e bashkuar të oficerave ku u titullua “Oficer” si edhe Akademinë Ushtarake.
Në vitin 1974 u emërua komisar regjimenti në Korpusin e Kukësit.
Edhe pse ishte nipi i Gjeneralit Arif Haskos i cili u dë nua nga re gjimi i dikt aturës dhe kjo la pasoja edhe në karrierën e Fejziut, ai nuk kërkoi asnjëherë të përfitonte në demokraci nga kjo gjë dhe nuk devijoi në mbështetje politike të të majtës.
Mbas lirimit nga Ushtria në vitin 1995, Fejziu u angazhua në disa funksione në qytetin e Vlorës, si Kryetar Rajoni, shef Seksioni në Bashki dhe sekretar i Këshillit te Qarkut Vlorë.
Fejziu la pas një kontribut të madh jo vetëm si ushtarak, por edhe si një aktivist, në të gjitha sferat e shoqërisë, me karakterin dhe personalitetin e tij të veçantë. U pre hsh në paqe vëlla Fejzi! Me respekt Vullnet Ruzhdi Sinaj