Loading...

Ja si e komenton Basha foton e Berishës në vilën e Enver Hoxhës

Kreu i PD-së Lulzim Basha komentoi në emisionin “Real Story” foton e publikuar sot në media ku ish-kryeministri Sali Berisha shfaqet në shtëpinë e Enver Hoxhës, në prani të di ktatorit dhe familjes së tij.
Basha tha se dekomunistizimi nuk është çështje fotosh, ndërsa u shpreh se një grup deputetësh demokratë kanë marrë një iniciativë për dekomunistizimin që ka mbështetjen e tij.

“Çështja e dekomuni stizmit të shoqërisë shqiptare nuk është çështje fotosh, është më e thellë. Në Çeki, Hungari, ndarja me komunizmin është bërë me li gj. Këtu kanë dës htuar. Ajo që mund tju konfirmoj është që jo vetëm një grup deputetësh të PD-së që vijnë nga të përndj ekurit, të cilët kanë sot më shumë përfaqësues në PD, kanë marrë një iniciativë që ka mbështetjen time të plotë për dek omunistizimin. Më mirë vonë se sa kurrë”, tha Basha.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com