Tashmë jemi futur në muajin e festave! Dhjetori përkon me festat e Krishtlindjeve dhe atë të Vitit të Ri, ndërsa atmosfera fillon ndihet në dyqane, lokale e në rrugë, të cilat shkëlqejnë nga dritat shumëngjyrëshe
Në këtë muaj secili nga ne ëndërron për një fundvit sa më të veçantë, e ku pjesa më e madhe, sipas traditës feston pranë oxhakut së bashku me familjen,duke trokitur gotat që viti në të cilin sapo hyjmë të vijë plot begati e shëndet.
Por këto festa nuk festohen njëlloj në të gjithë botën , tradita e tyre ndryshon, le të zbulojmë disa nga traditat më të çuditshme të festimit të Krishtlindjeve në vende të ndryshme nëpër botë.
Macja e tme rrshme islandeze – Jólakötturinn është një mace e madhe e zezë, me mustaqe të bardha, shikim mpre hës dhe një bisht shumë të gjatë. Sipas kësaj tradite të vjetër pagane, kjo mace pushton Islandën gjatë vigjiljes së Krishtlindjeve dhe nuk kërkon të ka pë minjtë, por njerëzit.
Gara e babagjyshit – Në qytetin e vogël zvicerian të Samnuaun, zhvillohet ClauWau, njohur ndryshe si Kampionati botëror i Babagjyshit të vitit të ri.Në këtë kampionat marrin pjesë babagjyshë nga e gjithë bota. Pjesëmarrësit bëjnë gara të ndryshme me slitë, lojëra me dëborë apo dhe kush është më i shpejtë në përgatitjen e biskotave tradicionale me xhinxher, shkruan Living.
Nata e rrepave – Në qytetin e Oaxacas në Meksikë, në vigjiljen e Krishtlindjeve zhvillohet një festival i vërtetë arti. Në këtë festival surreal, shumë artistë dhe artizanë bëjnë skulptura futursitike me rrepa. Kjo është një traditë e lindur që në shekullin e 16-të.
Nata e shtr igave – Vigjilja e Krishtlindjeve është një natë shumë supersticioze për norvegjezët. Sipas tyre në këtë natë shpir tërat e këqinj prov okojnë qeniet njerëzore. Të gjitha femrat duhet të fshehin fshesat dhe shtupat nga fri ka se mos sht rigat e këqija i vje dhin dhe bëjnë ma gji.
Beqarët dhe martesa – Kjo traditë interesante vjen nga Republika e Çekisë. Vigjilja e Krishtlindjeve konsiderohet ndoshta si nata më fatlume për beqarët e ketij shteti. Tradita kërkon që femrat beqare të ecin me një këpucë dhe tjetrën ta mbajnë në shpatull. Në momentin që këpuca bie në tokë ajo duhet të ndjekë drejtimin e saj dhe të kërkojë princin e kaltër.