Beatrix, Sarah dhe Beniada kanë folur së bashku dhe tema e bisedës ka qenë pikërisht raporti me Donaldin.
Këngëtarja e njohur ka pranuar de ka pasur prej kohësh pëlqim për Donaldin, por kishte vendosur t’i ndrydhte ndjenjat sepse situata është e komplikuar. Më pas ishte Donaldi ai që i dha disa sinjale dhe gjërat ndryshuan.
“Kam flutura në stomak gjithë kohës. Gjithçka që ndodhi ishte magjike”, u shpreh më tej Beatrix.
Ajo rrëfeu se nuk ka pasur ende një puthje mes tyre, edhe pse Sarah mendonte se diçka kishte ndodhur. Bloggerja foli hapur me Trixën duke u shprehur se dalja e Semit ka ndikuar në lirshmërinë e të dyve.
(Balkanweb)