Loading...

Ak sident tr agjik në Bullgari, flet për herë të parë pronari i ‘Besa Trans’

Pronari i autobusit ku hu mbën jetën 45 shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Bekim Haxhiu në një intervistë për median bullgare BNT pohon se autobusi që u dogj në autostradën “Struma” në Bullgari, para se të nisej nga Turqia ka qenë në shërbim dhe gjithçka ka qenë në rregull.

Haxhiu ka përjashtuar mundësinë që disa nga pasagjerët të kenë futur lë ndë dje gëse në autobus. Ai ka konfirmuar se ai dhe familja e tij kanë qenë pjesë e një ekskursioni në Stamboll, por kanë udhëtuar me autobusë të tjerë.

Fëmijët e tij ishin në autobusin e fundit.

Autobusi i dj egur është pro dhuar në vitin 2007, por është blerë rreth tre vjet më parë. Sipas pronarit, deri më tani nuk ka pasur asnjë pr oblem teknik me autobusin.

Haxhiu tha se këtë herë nga Republika e Maqedonisë së Veriut janë nisur katër autobusë.

Në kufirin bullgaro-maqedonas, në dalje nga Bullgaria, Bekim Haxhiu ka marrë vesh se autobusi i tij është aks identuar dhe ka shkuar me taksi në vendin e aks identit.

Me të mbërritur ka qëndruar në vendngjarje për orë të tëra.

Bekim Haxhiu nuk ka pranuar të komentojë versionin e aks identit pasi he timet janë në vazhdim. Por, ai tha se tre javë para aks identit autobusi i është nënshtruar kontrollit teknik në Jug të Maqedonisë.

Gjithashtu, para çdo udhëtimi, të gjithë autobusit e Besa Trans i nënshtrohet servisit. ‘Para se të niseshim për në Turqi, i bëmë shërbimin, e kontrolluam, madje kur arritëm në Stamboll dhe atje shkuam në shërbim për t’i kontrolluar’ ka sqaruar pronari i “Besa Trans”.

Ai mohon se në autobus ka pasur tuba karburanti sepse be nzina që ata kanë mbushur në Stamboll mjaftone për të arritur në Shkup. Për shkak të kontrolleve të imtësishme në kufijtë bullgarë, ai përjashton mundësinë e hyrjes së një pasagjeri në lë ndën dje gëse.

‘Tuba ka në çdo autobus, por me ujë, çdo autobus duhet t’i ketë për çdo rast. Ky është ujë rezervë. Ka kontroll të rreptë të hyrjes në Bullgari, bagazheve, shoferit, gjithçka që transportohet’ tha Haxhiu.

Pronari i “Besa Trans” tha gjithashtu se drejtuesit e autobusit kanë qenë profesionistë me shumë përvojë, të cilët e kanë kaluar shumë herë këtë rrugë.

Haxhiu ka sqaruar se për këtë rrugë 12-orëshe kanë mjaftuar dy shoferë. Ata kanë respektuar rre ptësisht orët e pushimit. Media bullgare e bëri intervistën me pronarin e “Besa Trans” në zyrën e avokatit të tij në Sofje.

Bekim Haxhiu tha se nuk kishte folur deri më tani për media sepse ishte i tro nditur nga ajo që kishte ndodhur dhe se ishte në Bullgari për të ndihmuar he tuesit në çdo mënyrë të mundshme për të përcaktuar shkakun e aks identit të 23 nëntorit.faxweb

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com