Tashmë është një fakt i pashmangshëm që Partia Demokratike është në një fazë përç arje, por siç u shpreh deputeti Agron Shehaj nga studio e emisionit ‘Të Paekspozuarit’ në MCN TV, kjo situatë mund të shmanget vetëm përmes dorëheqjes së Bashës.
Sipas Shehajt, kryetari aktual i PD-së duhet të pranojë vullnetin e demokratëve dhe të dorëhiqet. “Ajo që duhet të kuptojnë se si do shmanget kjo përçarje, e cila është në dorë të Bashës dhe duhet të pajtohet me vullnetin e demokratëve dhe duke dhënë dorëheqjen.
Kjo përçarje nuk riparohet pa dorëheqjen e kryetarit të PD de juro. Është e pashmangshme sepse nuk ka zgjidhje tjetër. Në një parti demokratike dorëheqja nuk është e pamundur, është gjëja më normale që duhet të kishte ndodhur”, tha Shehaj.