Reshje dëbore ka pasur edhe në Llogara, gjatë orëve të mbrëmjes dhe në orët e para të së martës.
Temperaturat e ulëta kanë bërë që fshati turistik i Llogarasë të zgjohet në petkun e dëborës.
Rrugët janë të kalueshme, pasi dy borëpastruese kanë punuar për hapjen e tyre.
Ndërkohë prej dy ditësh, defektet e linjat e tensionit kanë bërë që fshati Llogara të jetë pa energji elektrike.
Niveli i Vjosës ka arritur në 6,10 metra mbi nivelin e detit, ndërkohë që maksimalen e arriti mbrëmjen e djeshme pas mesnate në kuotat 6,70 metra duke përmbytur pjesën e tregut të gjësë së gjallë.
Sipas Shtabit të Emergjencave, risku për banesat është kur niveli i Vjosës kalon kuotat 7,30 mbi nivelin e detit.