Trageti i linjës Vlorë-Brindizi nuk ka mundur të ankorohet mëngjesin e sotëm në port për shkak të erës së fortë dhe dallgëve të mëdha. Sapo u akorua në port, u këpu tën të gjithë litarët dhe trageti doli përsëri në radën e Vlorës, në pritje të përmirësimit të kushteve hidrometeorologjike. Sipas kapitanerisë së portit, pritet që mbas mesditës të përmirësohen kushtet mjaftueshëm për bërë të mundur ankorimin.
Sipas të dhënave zyrtare në traget ndodhen 129 pasagjerë dhe 35 anëtarë të ekuipazhit, të cilët nuk kanë mundur të zbresin dhe janë duke qëndruar në det të hapur.
Moti i ke q dhe deti i dallgëzuar ka shkaktuar vonesa edhe në nisjen e trageteve nga Durrësi drejt Barit. Trageti i parashikuar për të lundruar në orën 23:00 të mbrëmjes së kaluar, është nisur rreth orës 03:30 të mëngjesit të sotëm. Ndërsa trageti i linjë së Ankonës, i parashikuar për t’u nisur në orën 19:00, është nisur rreth orës 23:30 të mbrëmjes së kaluar. Nuk paraqiten pro bleme në krahun tjetër të Adriatikut, ku tragetet janë nisur në oraret e parashikuara dhe kanë mbërritur, po ashtu, mëngjesin e sotëm në Durrës në orar.