Ledion Hamzaj është njëri nga nxënësit i cili mbeti viktimë gjatë su lmit me ar më mbrëmjen e djeshme në në fshatin Gllogjan të Deçanit. Xhaxhai i tij, Jakup Hamzaj rrëfen sesi e ka marrë vesh lajmin e hidhur, ndërsa thotë se babi i 17-vjecarit ka mbërritur i pari në vendin e ngjarjes dhe ka ndihmuar një vajzë të pla gosur, duke e nxjerrë nga autobusi dhe se Ledioni ka patur shenja jete deri diku.
“Lajmin e dëgjuam rreth orës 19:00. Më thirrën e më thanë është pla gos Ledioni. Vëllai im, babai i Ledionit shkoi i pari aty, ka qenë i pari që ka hyrë në autobus. E morën i thanë ‘hajde shpejt se na kanë gjut ka vi ktima. I pari që ndë rroi jetë në vend ishte shoferi, kur e ka pa vëllai im, më pas ka nxjerr vajzën e pla gosur nga dritarja e më pas ka k ap djalin e vet. Djali ka pas shenja jete deri diku, por më pas ka ndë rruar jetë”, rrëfen xhaxhai për “News24”.
Ai ka treguar edhe bisedën e fundi që djali ka patur me babain e vet, ku i ka thënë se mbërrin në shtëpi për 10 minuta, e ndërsa ka kërkua që që nëna e tij t’i përgatisë darkën.
“I tha bab për 10 minuta thuj mamit jam në shpi, bëma bukën”, tregon xhaxhai i të riut që hu mbi jetën mbrëmë gjatë su lmit në Deçan.
Vra sja tr agjike ndodhi mbrëmjen e djeshme në Gllogjan të Deçanit, ku persona të paidentifikuar ende q ëlluan me bre shëria armësh drejt autobusit i cili po transportonte nxënës.Si pasojë hu mbën jetën shoferi dhe dy prej nxënsve, si dhe mbetën të pla gosur disa të tjerë.