Loading...

Jeta e vështirë e gruas që u ho dh me fëmijën nga pallati në Vlorë

Vlorë- Pamela Mërtiri 34-vjeçe që u hodh nga pallati së bashku me fëmijën 1-vjeç sot në Vlorë po kalonte momente të vështira pas div orcit nga bashkëshorti.

Fqinjët u shprehën se Pamela kishte gati 7 muaj që jetonte në Tiranë me nënën e saj, e cila gjithashtu ishte divorcuar vite më parë nga bashkëshorti, Viron Mërtiri, mjek i njohur në qytetin bregdetar, tashmë në pension.

Një banore në lagjen “Pavarësia” u shpreh se Pamela i kishte kërkuar nënës që të shkonte në Vlorë. Por sot në mesditë ishte larguar nga banesa. E ëma kishte dalë që ta kërkonte, e shqetësuar, pasi vajza prej disa javësh kishte shfaqur shenja depresioni.

“Ishte vajzë shumë e mirë. Jetonin në Tiranë. Doli doktor Vironi në pension dhe ikën në Tiranë të gjithë. 7-8 muaj kishin që ishin ndarë. I kishte thënë të ëmës, dua të vete në Vlorë. Erdhën këtu, takova edhe unë të ëmën dhe më tha kam Pamelën sëmurë, ka kriza nervore”.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com