Loading...

Truproja e Sali Berishës rrëfen si ndodhi aks identi, si i kaloi jeta para syve

Ervis Tushe, truproja e Sali Berishës ka reaguar në lidhje me aksi dentin që ndodhi mbrëmjen e sotme pas takimit të ish-kryeministrit me demokratët në Kurbin.

Tushe tha se po ktheheshin nga qyteti i Laçit rreth orës 19:02 dhe ndodheshin në autostradën Milot Mamurras kur në drejtimin e tyre shkoi një automjet tip ‘Mercedes’ me ngjyrë të bardhë me targa të Kosovës. Mjeti ishte kundravajtje dhe përtej limitit të shpejtësisë së lejuar.

“Falë aftësisë së shoferit të makinës së z.Sali Berisha u bë e mundur shmangia e menjëhershme e përpla sjes pasi makina në kundravajtje ishte me shpejtësi tej normave të lejuara, po kështu edhe dy makinat pas makinës së z.Berisha, ndërsa makina e tretë e ndodhur ballë për ballë ka bërë një frenim të fortë për ta shmangur, ku si pasojë është goditur nga një mjet rastësor”, shkruan Tushe.

Ndër të tjera sqaron se e gjitha kjo ka ndodhur për shkak të shoferit që po i jepte makinës me shpejtësi në autostradë në korsinë e gabuar.

“Falë Zotit të gjithë jemi në gjendje të mirë shëndetësore, përfshirë doktor Berisha”, shkruan Tushe.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com