Loading...

Opinionistja e Big Brother VIP, Balina Bodinaku rrëfehet për partnerin e saj, ja kush është

Opinionistja e Big Brother VIP, Balina Bodinaku është prej vitesh partnerja e analistit e gaztearit të njohur Andi Bushatit. Edhe pse për disa kjo gjë ishte e panjohur, u desh që të ishte në qendër të mediave Bodinaku për të treguar disa detaje nga jeta e saj personale.

Në një intervistë Balina ka folur për marrdhënien e saj me partnerin dhe ka treguar se sa o kujdesshëm është ai në raport me opinioniste e Big Brother.

“Andi im është i kujdesshëm, është i pranishëm, është me mua në çdo gjë që bëj, e në çdo rast kur kam nevojë për dikë. I jam pafund mirënjohëse Zotit, universit, apo çfarëdo lloj force, apo rrethane që e solli në jetën time. Thënë kjo, ai do tallet me mua e do më ngacmojë një vit rresht, pasi të lexojë këto që po them për të. Dhe përveç kësaj, duke qenë ai vetë shumë diskret, e i rezervuar për jetën e tij, unë bëj mirë ta mbyll me kaq (Qesh)”,- ka thënë ajo.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com