Ekonomisti Italian Fabio Petruzela ka verifikuar në Tiranë nëse 18 milionë euro kishin kaluar në llogarinë bankare në Shqipëri. Në përgjimet e Antimafias ai flet edhe për ryshfete që do ti jepeshin ministrave, por dhe për sigurinë që kishte se shuma do të qarkullonte normalisht në sistem.
Në dosjen h etimore të Antimafias italiane nuk flitet vetëm për përfshirjen e zëvendëskryeministrit, por po ashtu në përgjimet e proku rorisë italiane janë regjistruar edhe premtime për dhënie të shumave të mëdha për ministrat.
Dosja het imore e Antimafias Italiane të Palermos për sekuestrimin e 18 milionë eurove zbardh një tjetër bisedë të zhvilluar më datë 29 shtator 2021 mes ekonomistit italian Fabio Petruzello e partneres së tij Marina, e një ditë pas kthimit të tij nga një udhëtim në Shqipëri.
Vonesa e transferimit të parave kishte bërë që ekonomisti italian të kishte dy shime mbi ruajtjen e tyre në llogarinë bankare në Tiranë.
“Me gjithë mbrojtjen e Tacit, shkruan antimafia italiane, partnerja e tij Marina Tizzi kishte dy shimin se e gjithë vonesa e transferimit të parave ishte një mashtrim.”
Në bisedën e datës 27 shtator 2021, Fabio Petruzella informon partneren e saj se të nesërmen do të niset në Shqipëri për të verifikuar personalisht ekzistencën e parave në bankën në Tiranë e transferimin e tyre..
Fabio: Atëherë nesër është dita e madhe.
Marina: Pra do e bëjnë?
Fabio: Po.
Marina: Je i sigurt?
Fabio: Si vd ekja, ndryshe nuk ka pse të shkoj..
Marina: Po gjëja nesër?
Fabio: I kam sytë xixa.
Marina: Po gjëja e nesërme ma shpjego pak çfarë ndodhi?
Fabio: Trasha zërin meqë nesër do të kenë dekretin, apo jo e deri në mesditë asgjë. Atëherë telefona Artur. E i thashë dëgjo se kam bërë biletën. E filloj të qeshte. A të thashë se do të të them unë, më thotë, por hajde e qetësohu. Me pas telefonave Rezart sepse po bën operacione delikate jashtë e më mori ai më pas e më tha: Më fal, nuk është se nuk dua të të përgjigjem, por jam lëmsh.
Siç nënvizon dhe Pr okuroria e Antimafias së Palermos, për të komnikuar me njërit-tjetrin personat e përfshirë në këtë histori përdornin sisteme komunikuese të pamundshme për t’u përgjuar si Sinjal, Token, WhatsApp etj
Marina: E ti nesër ku je?
Fabio: Shqipëri, Mal i Zi dy orë rrugë janë me makinë, kuptove, dy orë vajtje e dy orë kthim. Nuk mendoj se janë aq trapa. Shkuan deri atje, dhe për lekët që do u jepen ministrave e gjërat e tjera që i kam unë. Është pro blem lekësh, i kanë kërkuar një thes me lekë. Rezarti është shumë i ne rvozuar. Të paktën 1 milionë.
Në orën 8.30 datë 28 shtator 2021 Fabio Petruzello kishte udhëtuar nga Milano drejt Tiranës me kompaninë ajrore Ëiz Air për të verifikuar personalisht nëse shuma prej 18 milionë e 399 mijë euro është në llogarinë bankare të Francesco Zummo, i cili e kishte pajisur me një prokurë të posaçme për të përdodur llogarinë e tij bankare në Tiranë.
Biseda mes Fabio Petruzella e partneres Marina zhvillohet sapo ai ka mbërritur në Itali nga udhëtimi në Tiranë.