Loading...

Flet psikologia për ngjarjen e rëndë në Fier: Ja këshillat që prindërit duhet t’iu japin fëmijëve të tyre

Psikologia Arjana Muça ka qenë e ftuar në Fax News ku ka komentuar ngjarjen e rëndë që ndodhi dje në Fier, ku 8 vjeçari u rrëmbye dhe u vra nga Klodian Çalamani. Psikologia u shpreh se prindërit nuk duhet të humin në asnjë moment vigjilencën e tyre.

‘Në radhë të parë më lejoni që të shpreh ngu shëllimet e mia ndaj familjes së të miturit, është situatë që ka ngritur alarmin e kuq për prindërit, nuk duhet humbur asnjëherë vigjilenca prindërore, shumë prindër e kanë përjetuar atë ngjarje, kjo ka sjellë frikërat që pjesa më e madhe e prindërve të kenë shoqeruar fëmijët në shkolla, dhe të presin mbarimin e tyre’, tha Muça, ndërsa foli dhe për rolin e psikologut në shkolla.

‘Nëse do të flisnim për shkollën ku i mituri ka qenë pjesë, padiskutim psikologu duhet të ishte aty, besoj se kjo është e qartë për të gjithë se sa i rëndësishëm është psikologu në shkolla, nevojat që kanë shkollat sot për fenomene, që deri dje kanë qenë të paimagjinueshme.

Duhet të ketë një psikolog në çdo shkollë, por besoj se në zonat e largëta nuk ka fare. Këta individë janë shumë të rëndësishëm jo vetëm për nxënësit, por edhe për komunitetin. Mospasja e vëmendjes së duhur, për të kuptuar rolin e psikologut, të punonjësve socialë është shumë e gabuar’., us horeh psikologia.

Sa i takon autorit Klodian Çalamani, Muça tha se ai duhet të ishte ndjekur nga institucionet, nëse po vijonte rehabilitimin pas daljes nga burgu.
‘Sa i takon rastit në fjalë është çfarë ndodh me individin, pas vuajtjes së dënimit, a e bëjnë punën e tyre qendrat sociale që ne kemi në bashki. A ndiqet nga këta individë, si rehabilitohet ky njeri, a punësohet ky njeri. Besoj se institucionet tona e shohin me pak largpamësi këtë gjë, mjaftohen vetëm me kryerjen e dënimit që i caktohet nga institucionet e drejtësisë, që më pas ne shohim dhe akte të tilla’.

Një tjetër fenomen shqetësues sipas psikologes është ai që po ndodh kryesisht në zonat rurale, ku roli i komunitetit është pothuajse inekzistent.

‘Mos të harrojmë që migrimi nga zonat e thella në zonat urbane, ka sjell shpopullimin në zonat rurale, mund të kemi një numër të ulët banorësh, i kushtojnë pak vëmendje se çfarë janë duke bërë bashkëfshatarët e tyre, pasi janë të zënë me punët e tyre. Mos harrojmë që ne kemi kërkuar të ndryshojmë pak si shoqëri, ne vërtetë bëjmë thashetheme me njëri tjetrin, por harrojmë që të pyesim njëri tjetrin për shëndetin.

Kjo tregon se sa individualistë jemi bërë ne si shoqëri, individi përpiqet që të mbijetojë në shoqërinë e sotme. Nuk duhet të bëjmë me faj njëri tjetrin, por instancat shtetërore, që këta persona i kanë të skeduar, duhen mbajtur në vëzhgim. Duhet bashkëpunim me komunitetin, për tiu thënë veprat penale që këta persona kanë kryer, se për shkak të mentalitetit shpeshherë në vendin tonë faji i hidhet viktimave. Vigjilenca ndaj atij personi duhet të kishte qenë më e madhe, është një individ që nuk ka një marrëdhënie pune të qëndrueshme, mund të jetë i alkoolizuar, tregon sjellje të papranueshme për qeverinë’, tha psikologia.

Ndërkohë që Muça dha dhe disa këshilla për prindërit, se si të mësojnë fëmijët e tyre, që të qëndrojnë larg personave që nuk i njohin apo janë në një moshë shumë më të madhe se ata.

‘Nuk është shoqëria jonë ajo se harron, por sa të gatshme që janë institucionet që të merren me trajtimin e këtyre çështjeve, shkolla është vertetë vend i sigurt, fëmijët duhet të këshillohen që rruga për ti çuar drejt shkollës nuk është e sigurtë. Duhet të dimë nëse fëmija na i kupton apo jo këshillat.

Bëhet fjalë për një fëmijë të klasës së tretë, prindi duhej ti thoshte që nuk mund ti besonte çdo njeriu që të takojë në rrugë, dhe me një moshë që nuk është e jotja. Kjo tregon më së miri sa pak punë bëjmë ne me fëmijët tanë.

Është e vërtetë që fëmija dijen e merr nga shkolla, por sa i takon sigurisë së jetës ajo duhet të jetë në fokus nga familja. Ti nuk mund të luash me një person më të rritur, nëse ai të flet duhet ti a thuash prindërit, këshillën më të mirë e merr nga prindërit dhe të afërmit, dhe më pas nga shkolla’, tha psikologia.

Muça u shpreh më tej se nuk është turp që të flasësh për shëndetin mendor, dhe kjo duhet të jetë në axhendën e të gjitha institucioneve.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com