Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe iu përgjigj akuzave të opozitës se qeveria do të shpenzojë një shumë prej 113 mln eurosh për PPP në vitin e ardhshëm, të cilat sipas tyre do të shkojnë vetëm për disa oligark.
Nga foltorja e Kuvendit, Braçe deklaroi se qeveria ende paguan 100 mln euro për koncesione të bëra nga qeveria paraardhëse.
Braçe shprehet se kryedemokrati vjen në Kuvend vetëm për debate pushteti, teksa shtron pyetjen se si nuk u ul me qeverinë për të diskutuar lidhur me investimet në infrastrukturë.
“Për investimet do paguajnë 1.1 ose 1.2 mld dollar, por ç’vlerë ka kur shajmë punën e njëri-tjetrit. Udhëheqësi juaj vjen këtu dhe flet për nevoja pushteti, për marrëveshje dhe rregulla që të çojnë tek pushteti. E ndjek i yni për të krijuar hapësirë dialogu. Por si nuk u ulëm njëherë ne dhe ju për të folur për një paketë invesimesh në infrastrukturë, rrugë ura tunele energji dhe internet, investime në bujqësi shëndetësi dhe arsim.
T’ju pyes, çfarë do i bëni më shumë ju Llogarasë, do ia hapni më poshtë apo më lart vrimën. Çfarë do i bëni internetit 5G. Ne dhe ju nuk do i bëjmë dot ndryshe. Të vijmë tek PPP, çdo i bëni ndryshe. Dëgjova një debat për 113 mln dollarë. Paguajmë 100 mln dollar për kontraktorët tuaj. A ja vlen ta shajmë njëri-tjetrin për këtë. Një buxhet nuk është ekonomia por nuk mund të kthehet në mbartëse. Paketën fiskale, dhe natyrisht, gjithë efektet e saj, ajo që më dhemb është bujqësia. Ata që mua më dhembin janë bujqit. Vazhdon goditja me skemën e pabarabartë të TVSH-së.
Vazhdon goditja, e habitshme në bujqit. Ndërkohë që ne godasim favoret për bujqit dhe prodhuesit por nuk prekim favoret për ndërtuesit. Sot ne e prekim TVSH në inupte bujqësore. Ne vazhdojmë flasim gjithë ditën për qumështin pluhur, por nuk mendojmë dëmin që I bëjmë qumështit të bujkut. Të barazojmë skemën e TVSH-së. Të krijojmë bursën që bujku ta dijë se me sa e shet qumështin e tij. Të çlirojmë tregun e imputeve bujqësore” – tha Braçe.