Loading...

Myfarete Laze: Këngët e bukura nuk zhduken kurrë!

“Mjeshtrja e Madhe” e këngëve Myfarete Laze në një intervistë në emisionin “Fol me mua” në Fax News rrëfen të gjithë trajektoren e saj në muzikë dhe pse sot është më pak aktive me shfaqjen në skenë.

Është ndër këngëtaret e rralla aktive në muzikë, pavarësisht dekadave që ka në skenë. Skena nuk e lodh kurrë, madje e mban gjallë, por teksa vitet shkojnë, ajo gjithnjë e më tepër po kultivon te vetja filantropinë.

Laze thotë se nuk ka hequr kurrë dorë nga arti por vitet e fundit nuk ka pasur promovimin e duhur nga televizionet kombëtare. Ajo shprehet se edhe pse njerëzit mund të harrojnë shpejt, lajmotivi i një kënge të bukur nuk harrohet kurrë.

“Kam qëndru në skenë me ato vlera deri në momentin që e kupton kur duhet të tërhiqesh, ishte jetë e mbushur artistike”-tha ajo.

Pjesë nga intervista: –Këngëtare në vitet ’80 më një frymë të re europiane. Kishe një talent dhe karriera nuk ishte dhe aq e gjatë, a ndenje mjaft në skenën shqiptare?

Laze: Ardhja ime në skenë ka qenë krejt e rastësishme, erdhi nga kujdesia e prinderve të mi për prirjet që kasha por ajo që më formoi them se është studimi i kantos, gjë që jua sugjeroj të gjithë artistëve të rinj. Unë erdha nga një qytet me eksperienca të jashtzakonshme me artistë, me impostim vokal dhe zë gjoksi. Kuptohet që konkurrenca në Tiranë ishte e madhe.

-Sa vjec ishe kur dole për herë të parë në këngën e Festivalit?

Laze: 18 vjece. Erdha aty ku tërë këtan këngëtarë I kam adhuru dhe I kam imitu në shtëpi, doja të bëhesha si ata.

U prita shumë mirë, u martova, bëra fëmijë dhe kuptova që edhe familja e arti kanë rëndësi. Kam qëndru në skenë me ato vlera deri në momentin që e kupton kur duhet të tërhiqesh, ishte jetë e mbushur artistike.

Gjithmonë kam kënduar këngët e mia, që janë kompozuar vetëm për mua.

-Kur ka qenë kënga e fundit e krijuar për ty?

Laze: Kënga e fundit ka qenë para 2 vitesh, është një Festival qytetar me muzikë shkodrane dhe u bë një këngë për qytetin tim.

Është e bukur si kënga e bilbilit dhe kam fitu cmimin e parë.

E kam ruajtur këngën por nuk jam promovu sa duhet në Tv Kombëtare.
Njerëzit edhe harrojnë shpejt ama lajmotivi i këngëve të bukura nuk harrohet kurrë.

Nuk iu ndava festivalit deri në vitin 1994, pastaj kur u bënë këngët me playback u shkëputa. Pastaj u riktheva në 1999, ku ishte një kohë e frikshme dhe e zhurmshme.

Edhe unë isha shumë e paqartë nëse duhet të këndoja. Në vitet 2000 kam sjellë një këngë që ua kam kushtu të gjithë mërgimtarëve.

“Vace insistonte në fillimet e karrierës që të këndonim të dyja në Festival, unë dola jashtë në skenat e huaja, mora shkollë, ishte regjimi që nuk të lejonte të performoje cdo gjë ti doje.

Publiku bërtiste: Shkodrane, shkodrane!

Kjo gjë nuk më ka penguar për të marrë suksesin e këngës. Unë isha 18 vjece dhe detyrimisht do sillja dicka të re, dëgjoja shumë muzikë italiane. Nuk këndoja dot këngë franceze deri në vitin ’90 por edukohesha me to, i dëgjoja. Atëherë kërkohej një këngëtare ndryshe nga tenori dhe unë isha e talentuar në këtë drejtim.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com