Ish-bosi i naftës Rezart Taçi ka reaguar nga arr atia për ak uzat e ngritura nga SPAK ndaj tij për pastrimit parash. Taçi thekson se nuk ka prova e fakte ndaj tij dhe se do të ankimojë vendimin përmes avokatëve. Ai tha se me biznesmenin italian Francesco Zummo nuk njihet, ndërsa shton se do të ankimojë vendimin përmes avokatëve të tij.
“Unë nuk arrij ta kuptoj se si mund të nxirret ndaj meje një urdhër i tillë arr esti. Nuk ka asnjë provë, asnjë fakt. Është një vendim tërësisht i pakuptimtë”.-thotë Taçi.
I pyetur mbi lidhjen për të cilët flet SPAK me biznesmenin italian Francesco Zummo për pastrimin e parave, sipërmarrësi shqiptar ka deklaruar për Albanian Post se ai as nuk e njeh 90-vjeçarin dhe nuk e ka idenë se kush është.
Ndërsa, mbi vendimin, ai deklaroi se do ta ankimojë menjëherë dhe ka vënë në lëvizje avokatët e tij për këtë çështje. Ai ka theksuar se nuk ndodhet në Shqipëri personalisht, por hapat e mëtejshëm do t’i ndjekin përfaqësuesit e tij ligjorë./shqiptarja