Banorët mbrëmë kanë shijuar një darkë të gjithë së bashku duke lënë pas konfliktet dhe keqkuptimet.
Të gjithë banorët kanë shijuar ushqimin e përgatitur nga shefat dhe janë argëtuar në praninë e njëri-tjetrit.
Nuk mungojnë dollitë e ngritura, ku ishte Donaldi ai që kërkoj që ata të ngrenë një dolli për Pajtimin dhe Sarën.
Që kur hyri në shtëpi Pajtimi, Sara është parë shumë e afruar me të, ku mendohet se mes tyre do të lindë një romacë.
Mbetet për të parë nëse Dj Pm dhe Sara do të jenë çifti i parë në Big Brother Vip.