Loading...

Ky është zyrtarisht mashkulli më s*ksi për vitin 2021/ A jeni dakord me rezultatin?

Paul Rudd është shpallur mashkulli më seksi në botë për vitin 2021. Rudd, i njohur më së shumti për rolet kryesore në filmat “Ant-Man”, “This is 40” dhe “Clueless”, u zbulua si fituesi i këtij viti të martën mbrëma në “The Late Show With Stephen Colbert”.

“Jam i vetëdijshëm se kur njerëzit dëgjojnë se jam zgjedhur për këtë, do të thoshin: “Çfarë?”. Kjo nuk është përulësi e rreme. Ka kaq shumë njerëz që duhet ta kenë këtë para meje.”, u shpreh aktori për revistën People.

Aktori i Clueless ka plane të mëdha tani që ka marrë titullin.

“Unë shpresoj që tani më në fund do të jem i ftuar në disa nga ato darka s*ksi me Clooney dhe Pitt dhe Michael B Jordan. Dhe mendoj se do të jem në shumë më tepër jahte”, tha me humor aktori.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com