Personazhet në shtëpinë e “Big Brother Vip” jan bërë pjesë e debateve dhe “she rreve” së fundmi. Duket se xhelozitë mes Fifit dhe Granitit nuk kanë të sosur, ndonëse dyshja kanë vendosur të jenë vetëm miq, këngëtarja nuk pranon dot faktin se ai mund te shoqërohet me banore të tjera brenda shtëpisë.
Graniti është parë në shoqërinë e Sarah Berishës dhe me Semit, gjë e cila është bërë shkak për të rikthyer skenat e xhelozisë mes tij dhe këngëtares.
“Ke filluar ti kullosësh sytë, edhe unë do t’i kullos që këtej e tutje”, tha Fifi.
Ndërsa Graniti u përpoq ta sqarojë se vajzat e shtëpisë i ka thjesht shoqe, por kjo nuk e ka bindur aspak këngëtaren.
“Edhe unë kam miq këtu, por unë nuk shkoj t’i puth”, u shpreh Fifi në nerva e sipër.