Mona Al-Khurais i ka dashur ar mët që kur ishte vajzë e re. Atëherë babai i saj e çoi në udhëtime gju etie në Arabinë Saudite dhe e mësoi se si të gju ante.
Pesë vjet më parë, ajo e ktheu këtë pasion në profesionin e saj, duke marrë trajnime në Arabinë Saudite dhe jashtë vendit për t’u bërë një trajnere e licencuar e ar mëve të zj arrit.
36-vjeçarja tani u mëson amatorëve si të bëjmë qi tje, në poligonin Top Gun në Riad, ndërsa gjithnjë e më shumë gra që i bashkohen klasave të saj, raporton noa.al duke cituar Reuters.
“Jam shumë e lumtur që praktikoj pasionin dhe hobin tim si trajnere dhe oficere e sigurisë së poligonit,” tha Khurais.
“Shpresoj se mund të ndaj përvojën time me vajzat saudite, për t’i inkurajuar ato të hyjnë në këtë fushë të vështirë që më parë ishte e rezervuar për burrat.”
Khurais ishte një nga protagonistet në shfaqjen Saudite Falconry and Hunting, një ekspozitë vjetore në Riad që shfaq prodhuesit e specializuar në a rmët e gj uetisë.
Ajo kujton se kur nisi fillimisht punë në poligon, ishin femrat ato që e kritikonin më shumë: “U habita, pasi prisja që meshkujt të ishin më shumë kundërshtues ndaj meje. Por, mora më shumë kritika nga femrat”.
Qëndrimet ndaj grave kanë ndryshuar në mbretërinë konservatore, me gratë që po korrin fitime të qëndrueshme, duke u angazhuar në një sërë profesionesh.
Ndërsa më shumë vajza dhe gra mësojnë të përdorin armët, Khurais shpreson se qëndrimet e tyre do të ndryshojnë dhe se ajo mund t’i frymëzojë ato.
“Qëllimi im është që një ditë të marr pjesë në Lojërat Olimpike”, tha ajo. /noa.al