Loading...

Rrëfehet banorja e re e ‘Big Brother VIP’: Si e lashë Afrikën për t’iu bashkuar shtëpisë VIP

Të martën mbrëma në spektaklin e “Big Brother Albania VIP” hynë tri banore të reja: Beatrix Ramosaj, Sarah Berisha dhe Einxhel Shkira. Në mëngjesin e ditës së djeshme teksa filluan të njiheshin me banorët e tjerë të shtëpisë, kjo e fundit tregoj historinë e saj.

Einxhel rrëfeu një fakt mjaft interesant për jetën e saj, ajo tregoi se për të qenë pjesë e kësaj eksperience i është dashur të heqë dorë nga një angazhim që sapo kishte nisur në Afrikë.

‘’Isha në Afrikë por ‘’Vëllai i Madh’’ në bëri të kthehesha. Ishin kaq solar me jetën, më kanë ndryshuar shumë. Ndryshe është të shkosh si turiste dhe ndryshe të shkosh me synim profesional siç isha unë’’,- tha ajo.

Moderatorja shtoi se e gjithë ajo aventurë i ka mësuar shumë gjëra, kryesisht tolerancën dhe pozitivitetin. Në prezantimin e saj, Einxhel tha se do të luftojë shumë për ta fituar formatin.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com