Kryeministri Edi Rama bën me dije përmes një postimi në rrjetet sociale se më 28 nëntor do të hapet kantieri për Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës.
Po ashtu kreu i qeverisë njofton së në 29 nëntor do të hapet për qarkullim Rruga e Arbrit.
“28 nëntor- Hapet kantieri i aeroportit ndërkombëtar të Vlorës 29 nëntor- Hapet për qarkullim Rruga e Arbrit”, shkruan Rama, teksa poston pamje nga të dy veprat.
Më herët gjatë replikave me opozitën në Kuvend, kryeministri Edi Rama u shpreh: “Me mendjen tuaj Shqipëria mbeti aty ku ishte, por faktet flasin dhe në 29 Nëntor do të hapet rruga e Arbrit që të kalojnë njerëzit me të vetmin problem që në qafën e Murrizit për shkak të problemit gjeologjik të tunelit që ka krijuar vonesa të mirëdokumentuara, gjithë pjesa tjetër është gati”.