Loading...

U tha se u el eminua nga vajzat, ish-konkurrenti i ‘Për’puthen’ nxjerr bisedat me produksionin

Mbrëmjen e së shtunës në “Përputhen Prime”, u përjashtuan Bajo dhe Hysen Ramaj. Vajzat eleminuan gjithashtu edhe tre djem të tjerë, Dorian Kuka, Artan Shaba dhe Aleksi.
Aleksi reagoi menjëherë mbrëmjen e së shtunës dhe tha se nuk e eleminuan vajzat, por deshi vetë të largohet.

Pas kësaj deklarate ndjekësit e kanë akuzuar se po gënjen për të dalë mirë vetë, por ai ka vërtetuar të kundërtën.

“Më kanë ardhur shumë mesazhe që thonë se kur dilni shani produksionin, unë nuk po shaj askënd dhe as nuk do flas, do flas vetëm me fakte”- shkruan Aleksi.

Ai ka publikuar një bisedë ‘Whatsapp’ me një person nga stafi i “Përputhen”:

“U tha se më eleminuan gocat shikoni ditën dhe bëni lidhjen me ditën e programit”- ka shkruar Aleksi.

Në foto duket dita e Enjte dhe Prime xhirohet të nesërmen, pra të premten dhe jepet të shtunën. Në foto gjithashtu përmendet Leda, e cila është gazetarja e “Përputhen”. Pra Aleksi ka kërkuar vetë të largohet, por stafi ka vendosur ta nxjerrë si i eleminuar nga vajzat.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com