Gazetari Artan Hoxha ka reaguar pas deklaratës së fortë të kryedemokratit Lulzim Basha sot në Kuvend i cili futi në një “thes” presidentin Ilir Meta, kryeministrin Edi Rama dhe ish-kryeministrin Sali Berisha duke i cilësuar si “trekëndëshi i Bermundës”.
Hoxha thotë në një postim në rrjetet sociale se “tani lu fta e madhe filloi”. Hoxha thotë se Basha paralajmëroi Ramën, Metën dhe Berishën se “koha e tyre ka marrë fund”. E paqartë nëse gazetari bën ironi, kur shkruan “gjeni vr imë ku të futeni”.
“Më në fund, më duket se l ufta filloi!!! Po po, gjy lja e madhe pl asi…. Lulzim Basha kërc ënon trekendëshin e Bermudeve, Berisha-Meta-Rama dhe i paralajmeron, se koha e tyre ka marrë fund… Gjeni vr ime e futuni”, shkruan mes të tjerash Artan Hoxha.