Regjistrohet ngjarja e parë e r ëndë me afganët e ardhur në Shqipëri. Një shtetas afgan ka mbetur i pl agosur nga go ditjet me th ikë.
Sipas informacioneve të para ai është që lluar nga një grua afgane dhe arsyet ende nuk dihen.
Burri është transportuar për në spital ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
Po licia tha zyrtarisht se ngjarja ndodhi sot në Shëngjin Lezhë, në ambientet ku janë akomoduar shtetasit afganë.
Si pasojë e një ko nflikti të çastit, shtetasja afgane Z.K., 26 vjeçe ka pl agosur me th ikë bashkëjetuesin e saj M.K., 33 vjeç, i cili është transportuar në spitalin Rajonal Lezhë, jashtë rre zikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Pro kurorisë së Rrethit Gjyq ësor Lezhë, po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.
Shtetësja afgane është shoq ëruar për të dhënë shpjegime mbi ngja rjen.
Ky është in cidenti i parë mes afganëve të ardhur prej disa javësh në Shqipëri.