Stresi ishte i ftuar së fundmi në “Ftesë në 5”, ku foli për fundin e armiqësisë me Noizyn dhe momentin kur të dy “ulën gjakrat”.
“Asgjë, thjesht ka shumë vite që i bëhesh bajat dhe njerëzve që keni 13 vjeç, su poqët. Kur rritesh, e mendon dhe vetë. Gjithmonë të vjen në kokë. Ja kemi lënë adoleshencës. Protesta ime e momentit është vetëm në studio”, u shpreh reperi.
Por në fund ajo që mori vëmendje ishte momenti kur Bieta e falenderoi reperin dhe i ngatërroi emrin me Noizy-n. Stresi këtë ngatërresë e mori me shumë sportivitet dhe bëri reagimin epik duke qeshur e duke i thënë se e kishte parandjerës.
“E prisja se e ke ngatërruar njëherë. E parandjej 3 sekonda para. E thashë që mbaje mend që do ma bëjë sepse në intervistën që ke bërë me Noizyn i ke thënë Stresi”, i tha reperi.
SHQIPERIA IME