Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka shkarkuar Flamurin Nokën nga posti i nënkryetarit të Komisionit të Sigurisë, si dhe ka paralajmëruar përjashtimin e tij nga Grupi Parlamentar i PD.
Në një njoftim për media, selia blu njofotn se arsyeja e këtij vendimi “është shndërrimi i mbledhjes së Kryesisë së Grupit në laborator të prodhimit të gënjeshtrave për të baltosur Kryetarin dhe Partinë Demokratike, duke sajuar diskutime apo qëndrime, të pathëna dhe të paqena”.
NJOFTIM PER SHTYP I PARTISE DEMOKRATIKE
Sot Kryetari i PD Lulzim Basha i ka komunikuar shkarkimin nga funksioni i Nënkryetarit të Komisionit të Sigurisë Flamur Nokës, si dhe e ka paralajmëruar për përjashtimin e tij nga Grupi Parlamentar.
Arsyeja e këtij vendimi është shndërrimi i mbledhjes së Kryesisë së Grupit në laborator të prodhimit të gënje shtrave për të b altosur Kryetarin dhe Partinë Demokratike, duke sajuar diskutime apo qëndrime, të pathëna dhe të paqena. Këto shp ifje dhe sajesa të herëpashershme dhe të përsëritura, dë mtojnë interesin e Partisë Demokratike dhe të demokratëve, duke shfokusuar vëmendjen e be tejës së opozitës ndaj të vetmit kundërshtar që është ar miku i Shqipërisë dhe shqiptarëve Edi Rama.