Një fotograf amator punoi në dasmën e miqve të tij, por për shkak se ata nuk e lanë të bëjë pushim dhe të hajë, fotografi u largua. Sipas mediave të huaja, fotografi nuk u lejua as të hante dhe as të pushonte në asnjë moment edhe pse u pagua 217 euro për 10 orë dhe për këtë arsye ai vendosi të hakmerrej. I riu i fshiu të gjitha fotot e të porsamartuarve.
Edhe pse ai ishte në mëdyshje në fillim, miqtë e tij e bindën që ta bënte këtë, duke thënë se nuk i interesonte nëse nuk do dilnin fotot perfekte.
Kur ushqimi iu servir mysafirëve, fotografi i uritur shkoi për të ngrënë diçka shpejt e shpejt. Sidoqoftë, çifti nuk e lejoi atë të konsumonte diçka dhe as nuk i rezervuan një vend në tryezë. Në vend të kësaj, ata i kërkuan që të vazhdojë punën pa asnjë pushim.
Qershia mbi tortë ishte kur dhëndri i bëri vërejtje se ai ose do të punonte ose do të largohej pa u paguar. I mërzitur, fotografi pyeti dhëndrin nëse ishte i sigurt për vendimin e tij dhe më pas fshiu të gjitha fotot e dasmës që kishte, para çiftit.
Burimi: www.onlarissa.gr