Loading...

Me çfarë e ngroh ujin Kryeministri në shtëpinë e tij?Rama: Nuk kam pompë në shtëpi, kur nuk ka drita nuk ngrohet nuk ka si të ngrohet

Kryeministri Edi Rama ishte i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Zonë e Lirë’ në TvKlan.
Përballë Arjan Çanit, ai u përgjigj pyetjeve që kanë munduar qytetarët përgjatë kësaj kohe që nga shpallja e krizës energjitike. Një prej tyre ishte dhe mënyra se si kryeministri e ngroh ujin kur nuk ka në shtëpi energji elektrike. Rama u shpreh se në shtëpinë e tij e cila është një katëshe nuk ka pompë, si dhe kur nuk ka drita nuk ka si ta ngrohë ujin.
Pyetja e Çanit: Me çfarë e ngroh ujin Kryeministri në shtëpinë e tij? Kur ikin dritat mund të futesh në ujë, mund të bësh dush?
Rama: Shtëpia ime është 1 katëshe, nuk kam me pompë, rezervuar lart. Vjen uji normalisht në gjithë atë zonë, jo vetëm te unë. Kur nuk ka drita nuk ngrohet nuk ka si të ngrohet.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com