Loading...

“Femër e shpifur! Ja si ja kthen përgjigjen Sara Hoxha komentuesit…

Partnerja e Ledri Vulës, Sara Hoxha, ka treguar edhe një herë se i merr me shumë sportivitet mesazhet apo komentet negative që i bëjnë në rrjete sociale. Rasti i fundit ishte mbrëmjen e djeshme, gjatë kohës që Hoxha po bënte një bisedë virtuale me fansat e saj në Instagram.

Mes pyetjeve të shumta, ishte edhe: “O femër e u rryer!”. Sara zgjodhi t’i përgjigjej shkurt duke shkruar: “O jeta, po ça faji kam unë e shkreta?!”.
Një tjetër ndjekëse i shkroi: “Pse bën të vështirën? Posto një foto burrin mi”.

Sara, e cila nuk i kursen aspak pozat e bukura krah këngëtarit, ndau një fotografi të tyren të shkrepur kohëve të fundit. Krahas saj shkroi: “Qyqa! Na mi, ja ku e ke”. Çifti po qëndronte para një pasqyre, ndërkohë që Ledri ishte përkulur për t’i dhuruar një puthje në qafë Sarës, gjatë kohës që qëndronte pas saj.
/SHQIPERIA IME

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com