Kanë kaluar pak ditë nga shpallja e tij kampion bote në federatën IBF, por Florian Marku thotë se ky është vetëm fillimi në rrëfimin e tij për Top Channel. Rikthimi i tij këtë herë në Shqipëri është krejt i ndryshëm.
Florian Marku: Hera e parë që e përjetoj një mbështetje kaq të madhe. Kur kam ardhur në Shqipëri, kam parë gjëra të reja, njerëzit më ndalojnë nëpër rrugë, më përshëndesin, vrapojnë për të më takuar për të bërë foto, jam shumë i lumtur, Shqiptarët gjithmonë më kanë përkrahur.
Po tifozët në Angli?
Florian Marku: Çmallen kur më shohin mua me flamurin shqiptar, çmallen sado pak. Shumë veta nuk e kanë mundësinë të vijnë në Shqipëri se janë pa letra, por unë mundohem sa më shumë t’ja u sjell Shqipërinë në Angli dhe t’i bëj të gjithë krenar.
Po Shqipëria a ka boksier të nivelit tuaj, a janë kushtet për të rritur një talent të tillë?
Florian Marku: Besoj që me shumë vullnet nga kudo që t’ja nisësh mund t’ja dalësh. Vendi ynë sado i ka disa kushte, ka edhe vende më të këqija se vendi ynë. Shumë njerëz gjejnë justifikime duke thënë nuk e kemi këtë mundësi ne këtu, jo të gjitha mundësitë ekzistojnë. Ja nis që këtu dhe mund të arrish në majën e botës në Las Vegas të boksosh atje. Mendoj që shumicës i mungon vullneti. Ndërsa unë për vullnet jap shpirtin sepse kjo është ëndrra ime më e madhe, të bëhem kampion bote dhe të përfaqësoj Shqipërinë në arenat më të mëdha në botë.
Në rrjetet sociale në disa foto keni treguar që prisni të bëheni baba, nëse do të ishte djalë do ta bënit boksier, një sport kaq i rëndë dhe me kaq shumë dhi mbje?
Florian Marku: Pres një djalë. Por nuk e di, boksi është një sport që nëse nuk e do me gjithë shpirt vetë, nuk mund të të shtyjë askush, nuk është futboll apo një sport tjetër. Është një sport që do shumë zemër dhe vullnet të përballesh me tjetrin. Nuk është vetëm ndeshja, është përgatitja stërvitja çdo ditë. Dhe besoj nëse djali im e do pse jo nuk ja ndaloj dot. Ai do të shohë babën dhe do t’i ngjaj babës.
Shpesh për lushnjarët në zhargon thonë njerëz të butë, po ju si dolët kaq i fortë?
Florian Marku: Ka qenë dikur njëri nga Berati, një shok dhe bëm gr usht bashkë. Më ftoi për të bërë gru sht, erdhi më mori në Lushnje dhe vajtëm në Berat bëm gru sht. Edhe e rr afa, ja nxi va sytë. Kur më ktheu në Lushnje më la dhe po ikte për Berat dhe e ndaloi pol icia rrugës, ma ka thënë vetë, dëgjo tha kam dëgjuar që në Lushnje ka vetëm lepuj, por më doli një lu an rrugës….
Kur do të shohim në Tiranë?
Florian Marku: Së shpejti tani do të më shihni në Shqipëri, shumë shpejt në stadiumin e ri.
Bëhet fjalë për një titull botëror?
Florian Marku: Po patjetër.