Loading...

Ish-konkurrenti i “Për’puthen” zgjedh Adën për kaluar një natë: Është alamet…

Ish-konkurrenti i “Për’puthen 2”, Erlind Kapllani, ishte sot i ftuar në emisionin “Shqipëra Live” për të folur në lidhje me konkurrentët e rinj të këtij sezoni të reality show-t.

I pyetur se cilën nga vajzat do të zgjidhte për “one night stand” pra vetëm për një natë, ai tha emrin e Adës.

“Ada është e gjatë. Thonë se ka bërë operacione plastike, por sot të gjithë janë më operacione plastike. Por është alamet vajze”, tha Erlindi.

Ndërsa duke zgjedhur për një lidhje serioze, ai tha emrin e Alvisës. Ai shtoi se kur është fjala për të zgjedhur partneren e jetës, djemtë shikojnë me një sy tjetër.

Ndërsa ish-konkurrenti i “Për’puthen” u shpreh se nuk do dilte kurrë me Tolën, pasi nuk i pëlqejnë vajzat që bërtasin dhe janë shumë impulsive. “Më acarojnë shumë”, përfundoi Kapllani.
/NOA

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com