Loading...

Bes Kallaku: ‘Më mirë të jesh af gan në Shqipëri, se sa të jesh shqiptar në Shqipëri’

Ka nisur mbrëmjen e sotme sezoni i dytë i “Kosheres”. Moderatori dhe aktori i mirënjohur, Bes Kallaku në monologun e tij, u ndal tek një temë që ka qenë mjaft e diskutuar ditët e fundit. Aktori bën një krahasim të situatës dhe pro blemet me të cilat përballen qytetarët shqiptarë dhe afg anëve që ndodhen në vendin tonë prej disa javësh.
“Më mirë të jesh af gan në Shqipëri, se sa të jesh shqiptar në Shqipëri. Se po të jesh af gan rri në hotel me pesë yje, shqiptarit i rritet çmimi i bukës dhe nuk i bjer në mend fare për këtë punë. Po të jesh af gan në Shqipëri, të ruan Po licia e Shtetit ndërsa po të jesh shqiptar edhe po të kesh urdhër mbrojtje vijnë të rra hin, të vra sin.

Po të jesh af gan në Shqipëri ke shpresë se mund të marrësh vizë amerikane dhe mund të të çojnë për Amerikë kurse po të jesh shqiptar vizë amerikane jo e jo por ke fr ikë se mos merr ndonjë non gr ata. Po të jesh af gan tek hoteli me pesë yje bën festa dhe party, kurse po të jesh shqiptar dhe në ditën tënde më të bukur të dasmës, vjen pol icia ta mbyll dasmën në 10 të natës.

Po të jesh af gan vazhdon tek hoteli e pjesë yje se paguan shteti kurse po të jesh shqiptar, edhe pse të ka she mbur të rmeti shtëpinë, vazhdon të rrish në çadër akoma duke parë yjet në qiell. Ndërkohë që për të gjithë af ganët çdo gjë është falas, për shqiptarët është vetëm vaksina.”, shprehet Bes Kallaku. /abcnews.al

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com