Ka rinisur në zonën e Radhimës aksioni i IKMT ‘bregdeti ynë’, ku gjatë ditës së djeshme është ndërhyrë në një objekt, ndërsa mëngjesin e sotëm pronarëve iu la kohë që të boshatisin ambientet. Ditën e sotme pritet të ndërhyhet në dy objekte. Kreu i IKMT Vlorë, Simbol Pazaj thotë se do të pr ishen objektet që kishin marrë vendim më parë për t’u pri shur, por që aksioni u pe zullua për shkak të sezonit turistik. Sipas tij, pronarët nuk kanë bërë re zistencë, duke bërë që aksioni të vijojë normalisht.
Aksioni ka rinisur dje dhe do vijojmë me pr ishjen e objekteve që kanë patur vendim pri shje më parë, por u ndal aksioni për shkak të sezonit turistik. Me subjektet është gjetur gjuha e mirëkuptimit, nuk ka patur pro bleme.
U kemi lënë kohë që të heqin objekte që kanë brenda bizneseve dhe urojmë që operacioni të përfundojë me sukses”, tha Pazaj. Operracioni “Bregdeti Ynë” nisi në muajin qershor me qëllim pastrimin e vijës bregdetare, nga veri në jug, nga ndërtimet pa leje. Në fazën e parë të këtij operacioni u shembën mbi 130 ndërtime pa leje, u vendosën rreth 132 milionë lekë gj oba për 86 subjekte, si dhe u arrestuan e u ndoqën penalisht dhjetëra persona. Operacioni u ndërpre përkohësisht për shkak të sezonit turistik, ndërsa tashmë ka filluar sërish.