Gjatë intervistës në programin “Abc e Pasdites” me moderatorin Ermal Peçi aktori i humorit Bes Kallaku mbajti një fjalim shumë motivues për shumë të rinj dhe jo vetëm. Kjo erdhi si pasojë e lojës mes tij dhe Jona Spahiu ku Ermali pyet për të kuptuar sa e njohin njëri-tjetrin. Në momentin që pyeten për darkat mes tyre dhe faturat, Jona me shaka rrë feu se paguan Besi se ‘ka më shumë lekë’. Kaq mjaftoi që Ermali ta pyeste rreth diskutimit në çdo dalje televizive: Besi dhe lekët!
“Mua gjatë kohës që duhet të shkruaj skenaret e “Kosherja”, rri deri në dy apo tre të mëngjesit duke shkruar. Përvec skenarëve të mi, kam edhe numrat që bëj edhe për të. Zgjohem herët në mëngjës, bej palestër dhe nis sërish punën me gjithçka kam përpara. Ka njerëz me xhepa plot por me zemrën bosh.. për mua pasuria ime më e madhe është familja. Çdo gjë tjetër është përkohëshmëri. E vetmja gjë që do i lej fëmijës sim është emri im i mirë dhe veprat e mia të mira”.
A ka menduar Besi dhe Jona të largohen nga ekrani dhe Shqipëria? Të dy pohuan të njejtën gjë: PO.
“Si unë, si Jona e kemi menduar largimin. Shumë tri shtim që dikush që ka një karrierë të konsoliduar, të mendosh largimin. Mbi të gjitha, ndonjëherë të bëjnë njerëzit të lesh vendin tënd. Më ka thënë një prift këtë vend e ka bekuar Zoti por nuk e do robi’, përfundoi Besi./abcnews.al