Loading...

Aeroporti i Rinasit zbulon masat që hyjnë në fuqi nga 6 Shtatori

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, në një njoftim të shpërndarë për mediat ka njoftuar masat që do të hyjnë në fuqi nga data 6 Shtator, për të gjithë qytetarët që duan të hyjnë dhe të dalin nga vendi.

Të gjithë personat që hyjnë në Shqipëri duhet të paraqesin pasaportën e vaksinimit, një test negativ të bërë në 72 orët e fundit, ose një provë që e kanë kaluar Covid në 6 muajt e fundit.

Një njoftimin e TIA-s thuhet se në ndërtesen e aeroportit do të lejohen të hyjnë vetëm pasagjerët që udhëtojnë, duke shmangur shoqërimin nga familjarë të tyre. Këta pasagjerë duhet të zbatojnë me rigorozitet mbajtjen e maskës, ashtu siç është rekomanduar në protokollin e masave te sigurise së shëndetit.

Njoftimi i plotë :

Në vëmendje të pasagjerëve që fluturojnë drejt Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës

Duke filluar nga data 6 Shtator, qytetarët të cilët hyjnë në Republikën e Shqipërisë duhet të plotësojnë një nga këto tre kushte:

Të kenë pasaportën e vaksinimit, ku nga data e vaksinimit të plotë të kenë të paktën dy javë.
Të kenë testin PCR negativ brenda 72 orëve ose testin e shpejtë të antigenit brenda 48 orëve.
Të kenë provë të kalimit të infeksionit Sars-Cov2, të vlefshme deri në 6 muaj pas shërimit.
Këto rregulla janë të vlefshme edhe për ata qytetarë të cilët kalojnë tranzit në Shqipëri.

Fëmijët deri në 6 vjeç nuk i nënshtrohen këtyre rregullave.

Qytetarët shqiptarë rezidentë në Shqipëri, të cilët kthehen dhe nuk kanë një nga dokumentat e sipërcituara, duhet të vetëizolohen për 10 ditë dhe të informojnë autoritetin shëndetësor për të kryer një test në fund të periudhës së izolimit.

Në ndërtesen e aeroportit do të lejohen të hyjnë vetëm pasagjerët që udhëtojnë, duke shmangur shoqërimin nga familjarë të tyre. Këta pasagjerë duhet të zbatojnë me rigorozitet mbajtjen e maskës, ashtu siç është rekomanduar në protokollin e masave te sigurise së shëndetit.

Faleminderit per bashkepunimin,

Tirana International Airport

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com