Pas arrestimit të të dashurit të saj, Valentin Selaj, Viola Spiro është kthyer në qendër të vëmendjes së mediave, jo vetëm atyre shqiptare, por edhe italiane. Gazeta italiane “La Nazione Fierenze” i ka kushtuar Viola Spiros një shkrim ku flet për jetën e saj luksoze me Valentin Selaj, udhëtimet, e shkon deri aty sa komenton edhe që Violës i ka ngrirë buzëqeshja në foton e fundit të postuar.
Ja çfarë shkruan “La Nazione Fierenze” për Viola Spiron:
“Ajo nuk ka asnjë faj, përveç faktit që është një vajzë e bukur dhe si e tillë u përzgjodh si e dashura e Valentin Selajt. Një bos i klanit shqiptar, i kapur nga skuadra fiorentine dhe kolegët investigativë hollandezë. Viola, është një vajzë e famshme dhe shumë e pëlqyer në vendin e saj dhe ato fqinje. Një vajzë kopertine, aktore, modele, prezantuese, pra mbretëresha e fashion-it, e mësuar me jetën e bukur, por që nuk e kishte imagjinuar që i dashuri i saj ishte një nga personazhet të cilëve iu ishin qepur nga pas policia e gjysmës së Europës. Një vajzë perfekte, e rrethuar nga paratë.
E kush mund ta mendonte që i fejuari i saj ishte një bos droge i gjysmës së Europës? Gjithnjë e ndjekur nga paparazzët, gjithnjë e përkëdhelur, një femër që ëndërrohej prej meshkujve. Dhe jo vetëm kaq, ajo ka shëtitur botën për shërbime fotografike të paguara nga paratë e tij. Ajo nuk ka fare lidhje me operacionin e policisë, por ama një ditë pasi policia i arrestoi të fejuarin, ajo ka hedhur dy foto në instagramin e saj me qindra – mijëra ndjekës, ku buzëqeshja i ishte zhdukur dhe vendin e saj e kishte zënë trishtimi.
Dhe të mendosh që bandën e të fejuarit të saj e kanë zbuluar dy gra të Prokurës së së Amsterdamit! Këto dy gra, dhe një tjetër në sektorin investigativ hollandez, bashkëpunuan me një tjetër grua nga Firenza dhe filluan të investigojnë mbi këtë grup. Investigimi filloi të nesërmen e një zënke banale rruge mes shqiptarësh, për kontroll territori në Firence. Intuita i ndihmoi zonjat investigatore që po ndiqnin ngjarjen, se këtu nuk bëhej fjalë thjesht për një histori 3-4 prostitutash, por ishte diçka më shumë. Dhe kishin të drejtë.
Një kuriozitet; një tjetër boss droge i grupit, jetonte në një vilë luksoze e stilit të Sarface. Madje ai mbante foto të këtij personazhi si një idhull të tij. Dhe në fakt edhe fundin e pati pikërisht si ai. Ndërsa një tjetër bos i grupit kishte blerë një hotel luksoz në Shqipëri me qindarka”.