Loading...

E papritur! Najada Çomo heq dorë nga mandati i deputetit

E papritur! Najada Çomo heq dorë nga mandati i deputetit. Kryeministri Edi Rama, deklaroi gjatë fjalës së mbajtur në mbledhjen e qeverisë ditën e sotme, se deputetja e zgjedhur e Partisë Socialiste, Najada Çomo, ka vendosur të heqë dorë nga mandati i deputetit, për të vijuar të shërbejë në lu ftën kundër pandemisë.

Sipas Kodit Zgjedhor, Çomo, e cila mbante numrin dy në listën e socialistëve të 25 Prillit, do të zëvendësohet nga kandidatja grua pasuese në listë me numrin më të madh të votave.

Kandidatja e cila vjen e para në listën e socialistëve dhe që ka mbledhur më shumë vota është ish-ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli.

Nuk dihet ende nëse Kodheli do të marrë mandatin e deputetit, apo do të vijojë angazhimin e saj si një nga zëvendëspresidentët e Asamblesë Parlamentare të NATO-s.

Nëse edhe Mimi Kodheli nuk e pranon mandatin e deputetit, atëherë mandati shkon për Dallëndyshe Bicin, ish kreun e Inspektoriatit të Lartë Ndërtimor.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com