Arjan Çani është një nga prezantuesit më të paguar në televizionet shqiptare, me një karrierë të gjatë prej disa vitesh.
Mbrëmjen e djeshme Çani i ftuar në emisionin “Why Not” në “Ora News”, ka folur për jetën private, karrierën dhe rrogën marramendëse. Teksa është pyetur sa e ka rrogën, Çani ka thënë se e ka shumë të lartë por s’ka preferuar të japë shifra.
Sakaq gazetari tregon se në fillimet e tij nuk ka qenë materialist, pra nuk bënte diçka vetëm për rrogë, por dëshironte që gjithçka t’i dalë mirë.
“Është e lartë, nuk do preferoja ta thoja shifrën por është një rrogë shumë e mirë. Është emision komercial i cili ka çmime shumë të mëdha dhe kam shumë sponsora. Nuk dua ta them, jo për sekret, por nuk ka ndonjë rëndësi. Se unë do ta bëja po njësoj edhe po mos të kisha lekët,” u shpreh ai.