Presidenti i Afganistanit, Ahraf Ghani ka dhënë deklaratën e tij të parë pasi bra ktisi vendin teksa talebanët morën nën kontroll kryeqytetin Kabul.
Ghani thotë se sot bëri një zgjedhje të vështirë mes të qëndruarit për të lu ftuar përballë tale banëve të ar matosur ose të ikte nga atdheu.
Ai tha se nëse do të kishte qëndruar, Kabuli do të ishte shkat ërruar dhe pasoja do të ishte një kata strofë e madhe njerëzore.
Ghani nuk dha detaje mbi vendndodhjen e tij aktuale. Por më herët agjencia e lajmeve Reuters njoftoi se Presidenti Ghani ishte nisur drejt Taxhikistanit dhe arr atinë e kishte marrë edhe nënpresidenti.
Presidenti afgan Ashraf Ghani, së bashku me nënpresidentin dhe zyrtarë të tjerë të lartë, u larguan të dielën nga vendi, duke u krijuar terrenin kryengritësve talebanë për të rimarrë pushtetin në Afganistan, 20 vite pasi një koalicion usht arak i udhëhequr nga Shtetet e Bashkura e rr ëzoi grupin nga pushteti. Administrata e tij në Kabul nuk ka bërë asnjë koment.
Talibanët kanë arritur të futen në Kabul në kryeqytetin e Afganistanit dhe thanë më herët se janë në pritje të një transferimi paqësor të pu shtetit. Ata deklaruan se mes tyre dhe qeverisë ishte arritur një marrëveshje për kalim paqësor të pushteteve dhe po e respektonin atë.
Po sot gjatë ditës talebanët morën Jalalabadin, kryeqytetin e provincës Nangarhar dhe qytetin e fundit të madh jashtë kryeqytetit që kishte qenë nën kontrollin e qeverisë.
Deklarata e plotë nga Ghani
“Me emrin e All ahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit
Sot kam bërë një zgjedhje të vështirë; në dilemën, a të ngrihem në këmbë, të përballem me tali banët e ar matosur që donin të hynin në pallatin presidencial, ose të iknim nga atdheu që sa krifikova jetën për njëzet vitet e kaluara. Po të kisha qëndruar, shumë bashkatdhetarë do të martirizoheshin, kryeqyteti Kabul do të shkat ërrohej dhe rezultati do të ishte një kat astrofë e madhe njerëzore në këtë qytet gjashtë milionësh. Ta lebanët kanë planifikuar që të më h eqin dhe të su lmojnë tërë Kabulin dhe popullin e Kabulit. Për të shmangur përmb ytjen e gj akderdhjes, vendosa më mirë të iki.
Ta libanët fituan përmes shpa tës dhe arm ës dhe tani ata janë përgjegjës për mbrojtjen e dinjitetit, pasurisë dhe jetës së bashkatdhetarëve. Por ata nuk e kanë fituar legjitimitetin e zemrave. Asnjëherë në histori nuk i jepet legjitimitet atyre që marrin pushtet përmes demo nstrimit të fo rcës.
Tani ata po përballen me një test të ri historik; ose do të mbrojnë emrin dhe nderin e Afganistanit ose do t’i japin përparësi të tjerave gjëra.
Shumë njerëz kanë f rikë dhe nuk kanë besim në të ardhmen; Talibanët duhet të garantojnë të gjithë njerëzit, burrat, motrat dhe gratë e Afganistanit për të fituar legjitimitetin dhe zemrat e popullit. Bëni një plan të qartë dhe ndajeni me njerëzit. Unë gjithmonë do të vazhdoj t’i shërbej popullit tim.
Rroftë Afganistani.” /noa.al