Një vidio po bëhet virale në Serbi, ku shihen dy murgesha të cilat këndojnë, kërcejnë dhe pijnë.
Siç bëhet e ditur nga mediat vendase, të dyja murgeshat ishin larguar nga manastiri për t’iu bashkuar koncertit.
Për këtë veprim të murgeshave ka reaguar edhe manastiri Ovčar-Kablar, duke i paralajmëruar, pasi kjo nuk është hera e parë që ato largohen. Mirëpo, ajo çfarë ka tërhequr më shumë vëmendjen e ndjekësve ka qenë kënga që ato ishin duke kënduar.
“Nuk është në rregull që një vajzë kaq e bukur të qëndrojë vetëm në tryezën tonë duke ju pritur nëse doni të keni një të tillë. E dashura ime është e çmendur dhe ajo nuk do të ankohet se sonte ju dhe unë, të tre do të shoqërohemi.Oh, ajo dhe unë oh, dhe unë dhe ti oh, të gjithë së bashku në një koktej dashurie”, thuhet në tekstin e këngës.