Loading...

Monika Kryemadhi: Bashkëpunojmë me Kryeministrin Edi Rama nëse…

E ftuar në emisionin ‘Studio e Hapur’ të gazetares Eni Vasili në News24, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi komentoi aktualitetin politik, dekonspirimin e operacionit për arrestimin e 3 ish zyrtarëve të policisë si të implikuar në trafikun e drogës si dhe marrëdhëniet me PD.

Monika Kryemadhi tha ndër të tjera se LSI është e gatshme të bashkëpunojë edhe me Ramën nëse sillet në Kuvend projekt ligji i propozuar nga LSI për statusin e minatorit. “Të sjellë propozimin e LSI për statusin e minatorit në Kuvend dhe 19 vota të LSI i ka. Unë bashkëpunoj me të nëse ai sjell në Kuvend këtë projektligj”- tha Monika Kryemadhi.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com