Loading...

Djali i ish-yllit të Gjermanisë h umb jetën në një aks ident me motor

Djali i ish-yllit të Gjermanisë, Bayern Munich dhe Chelsea, Michael Ballack, Emilio, 18 vjeç, ka hum bur jetën në një aks ident me motor me katër goma.
Trag jedia ndodhi pranë njërës prej shtëpive të ish-futbollistit gjerman në Portugali, ku familja po kalonte pushimet verore.

18-vjeçari u përfshi në aks ident në orët e para të mëngjesit të së enjtes, ku zj arrfikësit u përpoqën ta shpëtonin Emilio pranë “Villas do Mar”.

Sipas kanalit televiziv portugez TVI24, tra gjedia ndodhi në Troia, një gadishull në brigjet e Setubal, në jug të Lisbonës, afër shtëpisë së Ballack, i cili u tërhoq nga futbolli profesionist më 2012.

Emilio ishte një nga tre fëmijët e legjendës gjermane Ballack, i cili u martua me të dashurën afatgjatë, Simone Lambe, në vitin 2008, para se çifti të divorcohej katër vite më vonë. Ai lindi më 2002, një vit pas djalit të tyre të madh, Louis, dhe ishte tre vjet më i madh se më i riu i Ballack, Jordi.

Detajet e aks identit të tij ende nuk janë bërë të ditura. Ballack konsiderohet gjerësisht si një nga lojtarët më të mirë gjermanë të të gjitha kohërave dhe është fitues i Premier League dhe “FA Cup” me Chelsea.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com